Një banesë është përfshirë nga flakët në Lushnjë duke lënë në qiell të hapur 6 anëtarë të një familjeje.
Zjarri, i cili ra në banesën e shtetasit Ramadan Krasniqi, saktësisht në njësinë administrative Fier-Shegan përfshiu fillimisht pjesën e brendshme të banesës për t’u përhapur më pas me shpejtësi.
Në momentin e zjarrit ka qenë brenda 70-vjeçari Krasniqi, i cili është i paralizuar dhe i verbër.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen jashtë të 70-vjeçarit.Banesa u dogj gati plotësisht dhe 6 anëtaret e familjes Krasniqi janë në qiell të hapur./t.ch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.