×
  • Sport
  • Sport

    Sparta Prague – Salzburg, Rrahmani dhe Krasniqi debutojnë në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    18 Shtator 2024 | 11:33

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me ndeshjet e radhës.

    Kryendeshja e ditës do të zhvillohet në Angli, atje ku përballen Manchester City dhe Inter.

    Është një ripërsëritje e finales së para dy viteve, atje ku skuadra angleze kishte triumfuar me rezultat 1 me 0.

    Ndeshje tjetër do të jetë ajo mes Sparta Prague dhe Salzburg, me Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin që pritet të kenë minuta me fanellën e skuadrës çeke dhe të debutojnë në kompeticionin më të madh evropian për klube.

    Në fakt, sipas raportimeve të fundit, sulmuesi Rrahmani pritet të jetë titullar nga minuta e parë.

    Ja formacionet e mundshme:

    Sparta Prague: Vindahl; Vitik, Panak, Sorensen; Preciado, Laci, Kairinen, Rynes; Birmancevic, Rrahmani, Haraslin

    Red Bull Salzburg: Blaswich; Van der Brempt, Piatkowski, Baidoo, Terzic; Bidstrup, Bajcetic, Clark; Nene, Yeo, Gloukh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!