×
  • Lajme
  • Botë

    Kushte ekstreme të motit: Përmbytje dhe zjarre në Evropë

    Reporteri
    18 Shtator 2024 | 15:54

    Qyteti polak, Wroclaw dhe qyteti gjerman Drezden kanë filluar përgaditjet për përmbytje pas një katastrofe natyrore që ka shkaktuar vdekjen e 20 personave, raporton “Deutsche Welle”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Von der Leyen do të vizitojë Poloninë për të takuar liderët e vendeve të goditura nga përmbytjet

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von ler Leyen, do të takojë liderët e disa vendeve të goditura nga përmbytjet në qytetin polak Vroclav, të enjten.

    ‘’Von der Leyen do të vizitoë Wroclaw më 19 shtator’’ thanë nga zyra e shtypit e qeverisë polake.

    Ajo do të zhvillojë bisedime në qytetin perëndimor me kancelarin austriak, Karl Nehammer, kryeministrin çek, Petr Fiala, kryeministrin polak, Donal Tusk dhe kryeministrin sllovak, Robert Fico.

    Brukseli tha se vizita ishte me ftesë të Tusk.

    “Presidentja von der Leyen do të vizitojë zonën e rrezikut në Wroclaw për të vlerësuar situatën e krijuar nga prëmbytjet dhe shirat e rëndë që kanë goditur Poloninë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e zëvendës kryetarit të Komisonit, Arianna Podesta.

    Zjarrfikësi italian vdes pasi automjeti i tij u mor nga përmbytjet

    Një zjarrfikës ka vdekur si pasojë e reshjeve të mëedha në rajon Puglia të Italisë jugore.

    Burri 59 vjeçar vdiç pasi SUV-ja e tij u mor nga ujërat e përmbytjve pranë qytetit San Severo, thanë autoritetet.

    Raportohet se ai po përpiqej të shpëtonte motorist të tjerë të bllokuar nga ujërat e përmbytjeve kur ndodhi tragjedia.

    Reshje të mëdha shiu goditën gjithashtu rajone të tjera italiane, përfshirë Toskanën dhe Emilia-Romagna, ku disa lumenj dolën nga rrjedha e tyre.

    Moti i keq, përfshirë reshje të mëdha shiu, pritet të vazhdojë në pjesën më të madhe të Italisë, të paktën deri të premtën.

    Pastrimi nga përmbytjet fillon me Republikën Çeke, mes raportimeve për grabitje

    Janë raportuar rastet e para të grabitjeve në zonat e goditura nga përmbyttjet në Republikën Çeke, tha Ministri i Brendshëm Vit Rakusan, pas një takimi për situatën e krizës, në Pragë.
    Ai theksoi se ligji parashikon dënime më të rrepta për veprime të tilla në situatë katastrofash dhe paralajmëroi se vjedhja ndëshkohet deri në 15 vite burg, pa kusht.

    Përpjekjet e pastrimit janë duke u zhvilluar pas përmbytjeve shkatërruese në lindje të vendit.

    Në shumë vende, vullnetarët janë perballur me pamje shkatërruese.

    Ushtarakët kanë sjellë paisje të rënda. Helikopterët po shpërndajnë ujë të pijshëm dhe ushqim në qytete dhe komunitete përgjatë kufirit me Poloninë që janë ndarë nga rrugët e dëmtuara dhe urat e shembura.

    Ndërkohë, nivelet e ujit përgjatë lumit Elba pranë kufirit me shtetin gjerman Saxony, pritet të vazhdojnë të rriten sot.

    Alarmi i lartë për përmbytje mbetet në fuqi në më shumë se 25 stacione monitorimi në të gjithë Republikën Çeke.

    Portugalia përballet me zjarre ekstreme

    Portugalia vazhdon të përballet me dhjetëra zjarre të mëdha, të mërkurën, ndërsa numri i viktimave nga katastrofa u rrit në 7.

    Të 3 zjarret më të mëdha ishin të përqendruara në rajonin verior të Aveiro, duke djegur rreth 10,000 hektarë tokë.

    Në të gjithë vendin, më shumë se 4,500 zjarrfikës, 1,000 automjete dhe 20 aeroplanë janë mobilizuar për të luftuar flakët.

    ‘’Na presin kohë shumë të vështira, në ditët në vijim’’ kishte deklaruar më parë kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro.

    Shkenctarët kanë paralajmruar se ndryshimi klimatik do të vazhdojë të bëjë që ngjarjet ekstreme të motit do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
    Drezden në alarm të lartë për përmbytje

    Qyteti lindor gjerman Drezden është në alarm të lartë për mundësinë e përmbytjes nga lumi Elba, i cili kalon nëpër qytet.

    Autoritetet lokale thanë se zonat e ndërtuara, rrugët dhe linjat e reshjeve afër lumit janë në rrezik të fundosjes, me nivelin e lumit tashmë 6 metra mbi nivelet normale.

    Po ashtu, ka dhe problemin e urës Karola në Dresden, e cila është pjesërisht e shembur dhe tashmë ka filluar të shkaktojë kaos në lëvizjen përmes qytetit javën e kaluar.

    Gjermania deri tani ka shpëtuar nga më e keqja e përmbytjeve që kryesisht goditën Evropën Qendrore, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave në Austri, Poloni, Republikën Çeke dhe Rumani.

    Polonia nxiton të mbrojë qytetin Wroclaw

    Vullnetarët dhe punonjësit e emergjencës po nxitojnë të forcojnë qytetin polak Wroclaw nga ujërat e përmbytjeve që po afroheshin.

    “Shumë ndodhi sonte,” tha Kryeministri polak Donald Tusk gjatë një takimi krize në Wroclaw.

    “Na nevojitet informacion urgjent… nga ato vende që morën ujë të lartë.”

    Përmbytjet më të këqija në Evropë në dy dekadat e fundit kanë lënë pas një gjurmë shkatërrimi në Poloni, me të paktën pesë të vdekur, mijëra shtëpi të pabanuara dhe pasuri ende të fundosura.
    Tani, qyteti i Vroklav është duke u përgatitur ndërsa uji fillon të lëvizë, duke vendosur thesare në frontin e banesave dhe bizneseve.

    Rreth 14,000 ushtarë janë dërguar në rajonet më të goditura të Polonisë.

    Ministri i Financave polak, Andrzej Domanski, i tha takimit në Wroclaw se ishin siguruar 2 miliardë zlotë (521 milion dollarë) për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

    Austria zgjerohet fondin për ndihmën në katastrofa në 1 miliard euro

    Pas reshjeve intensive dhe përmbytjeve gjatë fundjavës, Austria ka njoftuar se fondi i saj për ndihmën në katastrofa prej 300 milion eurosh do të zgjerohet në 1 miliard euro.
    Kancelari Karl Nehammer tha se 40 milionë euro janë veçanërisht të dedikuara për njerëzit që shtëpitë e tyre tani janë të pabanuara.

    Lumet Danub, Kamp dhe Traisen në Austri shpërthyen brigjet në zona të ndryshme të vendit, duke çuar në përmbytje të gjera. Dy burra të moshuar u vranë në shtëpitë e tyre kur uji u ngrit shumë shpejt për t’u shpëtuar.

    Reshjet e shiut u shndërruan në borë në rajonet malore të vendit, dhe priten rrëshqitje të dheut kur bora e papritur e shtatorit të shkrijë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!