×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedi në Has të Shqipërisë: Ju merr flakë shtëpia, vdesin nënë e bir

    Reporteri
    19 Shtator 2024 | 8:52
    Foto ilustruese

    Një ngjarje e rëndë me dy të vdekur është regjistruar në fshatin Nikoliq të Hasit, në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Sipas policisë, një banesë u përfshi nga flakët duke bërë që të humbasin jetën nënë e bir. Viktimat janë R.L. dhe nëna e tij F.L.

    Bëhet e ditur se djali, pasi arriti të nxjerrë nga banesa bashkëshorten e tij, u kthye për të shpëtuar nënën që kishte mbetur e bllokuar mes flakëve.

    Por fatkeqësisht, për shkak të flakëve të zjarrit, mbeti i bllokuar dhe humbi jetën bashkë me nënën.

    Trupat e tyre të pajetë u konstatuan nga forcat zjarrfikëse pasi ndërhynë për të shuar flakët.

    Zjarri në banesë paraprakisht dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

    Njoftimi i Policisë së Kukësit:

    Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

    Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

    Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!