Të shtunën në ora 23:00 do të jetë përballja në boks mes Daniel Dubois dhe Anthony Joshua, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Dubois thotë se është radha e tij.
“Kjo është koha ime tani, dhe unë jam gati ta marr fitoren me të dyja duart, t’i tregoj botës se për çfarë jam”, tha ai për Associated Press, duke treguar një revansh në Usyk si qëllimin e tij të radhës.
Ai gjithashtu dëshiron të bëjë krenare familjen e tij.
“Tani jam një njeri i ri, një luftëtar i ri. E kam lënë pas vetes. Unë jam njeriu i së ardhmes.”
Ai dyshon se shumica e turmës dhe shikuesve në mbarë botën do të jenë në anën e Anthony Joshua.
“Ata ndoshta do të më anashkalojnë mua,” tha ai.
“Më takon mua t’i dëshmoj se e kanë gabim.”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.