×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA thotë se Irani i ofroi fushatës së Bidenit të dhëna të vjedhura të Trumpit

    Reporteri
    19 Shtator 2024 | 16:23

    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së ish-presidentit Donald Trump.

    Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Sigurisë (CISA), thanë në një komunikatë të përbashkët më 18 shtator se Irani bëri përpjekje të ndjellë përçarje dhe ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

    “Aktorët kibernetikë dhe dashakeq iranianë ia kanë vazhduar përpjekjet prej qershorit për t’iu dërguar mediave amerikane materiale të vjedhura dhe jopublike të ndërlidhura me fushatën e ish-presidentit Trump”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se nuk ka të dhëna tani për tani që tregojnë ndonjë prej pranuesve të emaileve kanë kthyer përgjigje.

    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të pakërkuara individëve të lidhur me fushatën e presidentit Joe Biden për zgjedhjet e nëntorit, të cilat përmbanin pjesë të të dhënave të vjedhura dhe jopublike të fushatës së ish-presidentit Donald Trump.

    Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së Sigurisë (CISA), thanë në një komunikatë të përbashkët më 18 shtator se Irani bëri përpjekje të ndjellë përçarje dhe ta ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.

    “Aktorët kibernetikë dhe dashakeq iranianë ia kanë vazhduar përpjekjet prej qershorit për t’iu dërguar mediave amerikane materiale të vjedhura dhe jopublike të ndërlidhura me fushatën e ish-presidentit Trump”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se nuk ka të dhëna tani për tani që tregojnë ndonjë prej pranuesve të emaileve kanë kthyer përgjigje./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!