×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Haradinaj takon ambasadorin e ri të BE-së: Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik

    Reporteri
    19 Shtator 2024 | 16:58

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit më ambasadorin, kanë diskutuar mbi nevojën e avancimit drejt integrimit evropian.

    “Sot, mirëprita në takim njoftues Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav. Ambasadorit i urova mirëseardhje në vendin tonë, si dhe shpreha nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit në BE. Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyej përpara”, ka shkruar Haradinaj.

    Njëherit, Haradinaj ka thënë që Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik.

    “Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, ka përfunduar Haradinaj.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!