Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale, ka konfirmuar kjo prokurori.
Prokuroria ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka bërë të ditur më shumë detaje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.
Siç u raportua gjatë ditës, Mihali ndër të tjera, është duke u intervistuar në lidhje me rastin për dyshimet për korrupsion në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku i përfshirë është ish kryeshefi, Nagip Krasniqi.
Rasti tjetër është ai i kryeshefit aktual të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka. Të dy këto raste janë nën hetim nga Prokuroria Speciale. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.