×
  • Lajme
  • Botë / Burimet

    Reuters: Vritet Komandanti i lartë i Hezbollahut Ibrahim Aqil

    Reporteri
    20 Shtator 2024 | 18:10

    Komandanti i latë i Hezbollahut Ibrahim Aqil u vra të premten gjatë bombardimeve të Izraelit në rajonet jugore të Libanit, sipas dy burimeve që folën për agjencinë Reuters.

    Një prej këtyre burimeve tha se ai u vra ndërsa ishte në një takim me pjesëtarë të njësive elitë Radwan të Hezbollahut. Shkëmbimi i sulmeve me raketa mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.

    Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënë thirrje për ulje të tensioneve dhe zgjidhje urgjente diplomatike./VOA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!