×
  • Lajme
  • Botë

    Cameron e quan rrenc Johnsonin pasi e përkrahu largimin nga BE-ja për ndërtim karriere

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 8:27

    Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka shkruar në librin e tij se kryeministri i tanishëm i këtij shteti, Boris Johnson, është një gënjeshtar që e ka përkrahur fushatën për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian vetëm për ta ndërtuar karrierën e vet politike.


    Ish-shefi i qeverisë britanike lëshoi kritika të ashpra edhe ndaj ish-kolegëve të tij, ministres së brendshme, Priti Patel, dhe këshilltarit qeveritar, Dominic Cummings.

    Në shkrimin që mund të jetë akuza më shpërthyese e tij deri më tash, Cameron e akuzon kryeministrin Johnson për nxitjen e një fushate zgjedhore raciste duke u përqendruar në Turqinë dhe pranimin e saj të mundshëm në BE.

    “Nuk u nevojit shumë kohë për ta kuptuar entuziazmin e përkrahësve të largimit nga BE-ja. Pse të përqendrohemi te një shtet që nuk ishte anëtar i BE-së? Përgjigjja është se ai ishte vend mysliman, që ngjallte frikë rreth islamizmit, imigrimit masiv dhe transformimin e komuniteteve. Ishte shumë e qartë”, shkruan ai.

    Ish-kryeministri i vazhdon akuzat kundër kryeministrit të tanishëm duke thënë se deklaratat e tij për shqetësimet lidhur me sovranitetin e Britanisë ishin në rend të dytë dhe se shqetësimi kryesor i shefit të qeverisë ishte si ta arrinte rezultatin më të mirë për vete, shkruan “The Guardian”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!