×
  • Sport
  • Sport / Policia

    Përleshja mes tifozëve të Fushë Kosovës e Vushtrrisë – arrestohen pesë prej tyre, lëndohen dy të tjerë

    Reporteri
    21 Shtator 2024 | 18:26

    Policia e Kosovës  ka arrestuar pesë tifozë të përfshirë në përleshjen që ndodhi sot ndeshjen Fushë-Kosova – Vushtrria, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime.

    Policia ka thënë se është duke vazhduar hetimet për incidentin.

    “Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre.

    Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Reporteri.net/

    Rrahje e rëndë mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë, ndërhynë policia

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!