×
  • Lajme
  • Lajme

    12-vite që kur Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 8:07

    Sot bëhen 12 vjet që kur ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

    Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.

    Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.

    Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën./kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!