Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto me presidenten e Vjosa Osmanin, nga selia e BE në New York.
Përmes një postimi nga Rama, thuhet se fotoja është shkrepur përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell me liderët e Ballkanit Perëndimor, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë europiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Rama.
Rama ndodhet prej ditësh në SHBA, ku fillimisht mori pjesë dhe foli në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara ‘Samiti për të Ardhmen’, me temë “Dialogu për të ardhmen digjitale”.
/Reporteri.net/.