×
  • Lajme
  • Botë

    Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë

    Reporteri
    27 Shtator 2024 | 9:56

    Partia në pushtet e Japonisë ka zgjedhur Shigeru Ishiba si udhëheqësin e saj të ri, duke e pozicionuar veteranin politik si kryeministrin e ardhshëm të Japonisë.

    Nëntë kandidatë konkurruan për udhëheqjen e Partisë Konservatore Liberale Demokratike (LDP), e cila ka qeverisur Japoninë për pjesën më të madhe të epokës së pasluftës, pasi kryeministri, Fumio Kishida njoftoi muajin e kaluar se ai nuk do të kandidojë për rizgjedhje, raporton BBC, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Kushdo që emërohet shefi i ri i Partisë Liberal Demokratike (LDP) do të bëhet kryeministër pasi LDP ka një shumicë parlamentare.

    Ndryshimi i gardës vjen në një kohë të turbullt për partinë, e cila është tronditur nga skandale dhe konflikte të brendshme që shpërndanë fraksionet e saj dikur të fuqishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!