×
  • Lajme
  • Botë

    Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton mundësinë që Trump të takohet me liderin e Iranit

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 18:13

    Shtëpia e Bardhë nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij iranian, Hassan Rohani, edhe pasi Uashingtoni akuzoi Teheranin se qëndron prapa sulmeve me dronë në Arabinë Saudite.


    Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha se sulmet e së shtunës “nuk kanë ndihmuar” sa i përket mundësisë së një takimi ndërmjet dy liderëve, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më vonë gjatë këtij muaji, por ajo e la mundësinë e hapur, që një takim i tillë të ndodhë.

    “Do t’ia lë në dorë presidentit Trump që të njoftojë se a do të ketë apo jo takim” me Rohanin, tha ajo për Fox News.

    Administrata e Trumpit ka vendosur sanksione ndaj Iranit, për shkak të programit bërthamor dhe raketave balistike të Republikës Islamike dhe sipas këshilltares Conway, fushata e sanksioneve amerikane do të vazhdojë edhe nëse ndodhë takimi Trump-Rohani, transmeton Reuters.

    Megjithatë, Conway tha se “nuk po ndihmohet” situata, me sulme, siç ndodhën në Arabinë Saduite.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Irani qëndron prapa sulmeve me dronë në dy ndërtesa për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite.

    Për këto sulme, përgjegjësinë e kanë marrë rebelët jemenas, Huthi, të cilët mbështeten nga Irani.

    Ndërkaq, Irani ka mohuar çdo përfshirje në sulmet e së shtunës në Arabinë Saudite./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!