Zëvendës-shefi i Hezbollahut, Naim Qassem, mbajti një fjalim sot, fjalimi i parë i një zyrtari të lartë të Hezbollahut pasi humbën liderin e tyre, Hassan Nasrallah, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ishte e qartë se Qasem donte të dërgonte mesazhin se, pavarësisht goditjes së paprecedentë me të cilën është përballur Hezbollahu, grupi do të qëndrojë në këmbë, do të riorganizohet dhe do të vazhdojë luftën e tij kundër Izraelit.
Se kush do të zëvendësojë Hassan Nasrallah, ai tha se këshilli i tyre do të vendosë së shpejti.
Ai tha gjithashtu se Hezbollahu e di se beteja “mund të jetë e gjatë”, dhe opsionet janë “të hapura për ta”.
“Ne jemi gati për një pushtim tokësor dhe do të dalim fitimtarë,” tha ai.
Në konferencë, Naim Qassem falënderoi të gjithë popullin libanez dhe qeverinë.
Ishte një fjalim kushtuar njerëzve/luftëtarëve të rezistencës – për t’i siguruar ata se kushdo që të vdesë, “rezistenca” do t’i zëvendësojë dhe do të qëndrojë e fuqishme.
/Reporteri.net/