×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapen mbi 90 kilogramë drogë në Tuz, dyshohet se u transportua nga Shqipëria

    Reporteri
    30 Shtator 2024 | 16:57

    Rreth 95 kilogramë marihuanë është sekuestruar nga policia malazeze në rajonin e Tuzit, ndërsa është arrestuar një 20-vjeçar me inicialet M.U.

    Operacioni për zbulimin dhe konfiskimin e lëndës narkotike është nisur dhe kryer nga Policia Kufitare e Podgoricës, pas disa ditësh aktivitete nën juridiksionin e tyre në rajonin Nabom – Traboin, në Tuz, raporton A2CNN.

    Policia ka kontrolluar automjetin që drejtohej nga i riu duke gjetur në bagazhin e tij katër pako të mëdha me marihuanë, me peshë totale rreth 95 kilogramë.

    Autoritetet malazeze kanë dyshime se lënda narkotike ka hyrë nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, ndaj po ndërmerren masa dhe veprime të mëtejshme hetimore për zbulimin e identitetit dhe arrestimin e një personi që dyshohet se ka transferuar drogën nga territori i Shqipërisë, para se t’i dorëzohej të arrestuarit nga Tuzi.

    Sakaq i arrestuari është dërguar në paraburgim dhe akuzohet për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!