Pas vizitës së tij apostolike në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa Françesku ka folur për abortin, veprim të cilin e quan vrasje. Gjithashtu, kreu i Kishës Katolike, tha se mjekët që e praktikojnë abortin janë po ashtu vrasës.
“Gratë kanë të drejtën e jetës: për jetën e tyre, për jetën e fëmijëve të tyre. Të mos harrojmë ta themi këtë: aborti është vrasje. Shkenca thotë se që në muajin e parë të gjitha organet janë aty. Vritet një qenie njerëzore.
Tjetër gjë janë metodat kontraceptive, kjo është tjetër gjë. Mos u ngatërroni. Tani po flas vetëm për abortin. E për këtë nuk mund të diskutojmë. Më falni, por kjo është e vërteta”,- tha Papa Françesku./tiranpost/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.