×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë trafiku, një i vdekur dhe katër të lënduar

    Reporteri
    15 Shtator 2019 | 20:24

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Korçë.


    Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë pasdite në Leshnicë të Korçës.

    Si pasojë e aksidentit, një person se ka ndërruar jetë, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur.

    Katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

    Në fotografitë e publikuara, shihet një i plagosur teksa është i shtrirë në tokë.

    Ai ndihmohet nga banorët e zonës, të cilët shihen në vendngjarje.

    Po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!