×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Bejrut

    Reporteri
    02 Tetor 2024 | 8:45

    Ushtria izraelite tha se po godiste objektivat e Hezbollahut në Bejrut në orët e para të së mërkurës, duke deklaruar se aftësitë e saj operacionale nuk janë prekur nga sulmet raketore të Iranit.

    Shpërthime u dëgjuan në Bejrut në orët e para të së mërkurës, me zjarr dhe tym të dukshëm përgjatë horizontit të qytetit, pasi ushtria izraelite konfirmoi se po godiste “objektivat e Hezbollahut”.

    Më herët, banorët në disa zona të periferive jugore të kryeqytetit libanez u paralajmëruan të evakuonin shtëpitë e tyre.

    Në një postim në X, zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee paralajmëroi banorët se ata ishin “afër objekteve dhe interesave që i përkasin Hezbollahut”.

    Kjo vjen pasi Irani lëshoi ​​të paktën 180 raketa në drejtim të Izraelit të martën mbrëma, e fundit në një seri sulmesh të përshkallëzuara në rajon.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për hakmarrje për breshërinë e sulmeve të  Iranit, duke e quajtur atë një “gabim të madh”.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!