×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Opozita u vë zjarrin manekinëve me fotot e vëllezërve Rama dhe Xhafaj

    Reporteri
    03 Tetor 2024 | 10:34

    Situata është tensionuar jashtë Kuvendit  të Shqipërisë.

    Siç raportohet në mediat atje, deputetët e opozitës kanë djegur në oborrin përpara Parlamentit katër manekinë me fotot e Kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të këtij të fundit Geron Xhafaj.

    Manekinët u vendosën përpara derës së Kuvendit dhe më pas u spërkatën me benzinë nga deputetët e opozitës duke iu vendosur zjarrin.

    Ky ishte një demonstrim simbolik i opozitës për të shprehur revoltën dhe protestën e tyre.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!