×
  • Lajme
  • Botë / 15 sulme ajrore

    Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen

    Reporteri
    04 Tetor 2024 | 23:22

    Ushtria amerikane tha se i ka kryer 15 sulme ajrore të premten kundër shënjestrave të lidhura me luftëtarët e grupit të mbështetur nga Irani, Huthi, në Jemen.

    Banorët vendës thanë se u dëgjuan shpërthime në postblloqet ushtarake dhe madje në një aeroport.

    Komanda Qendrore, e cila udhëheq forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se shënjestrat e goditura ishin armatim ushtarak sulmues i Huthit, por nuk shpjegoi nëse ato përfshinin edhe raketa, dronë apo radarë.

    Rebelët Huthi i kanë kryer gati 100 sulme ndaj anjieve që kalojnë nëpër Detin e Kua prej nëntorit. Ata thonë se këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në luftën tashmë njëvjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës.

    Ata i kanë fundosur dy anije, e kanë kapur një tjetër dhe i kanë vrarë së paku katër detarë.

    Televizioni Al Masirah, kanali kryesor i lajmeve që udhëhiqet nga lëvizja Huthi, dhe banorët thanë se sulmet ajrore u kryen në disa pjesë të Jemenit, përfshirë në kryeqytetin Sana dhe në aeroportin Hodeidah.

    Administrata e presidentit Joe Biden ka vepruar kryesisht në vetëmbrojtje kundër sulmeve nga Huthit në Detin e Kuq, zakonisht duke ia rrëzuar dronët dhe raketat e lëshuara kundër anijeve të mallrave dhe kundër luftanijeve amerikane./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!