×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Izraeli sulmon Hezbullahun në Bejrut

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 23:24

    Ushtria izraelite ka qëlluar në periferi të Bejrutit, rreth një orë pasi janë lëshuar urdhrat e evakuimit.

    Izraeli goditi periferinë ku ka prani të fuqishme të Hezbollahut, ka raportuar BBC-ja të dielën.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim më parë për civilët, duke kërkuar të evakuohen.

     

    “Për sigurinë tuaj dhe të familjes, duhet të evakuoheni menjëherë nga kjo ndërtesë dhe nga ndërtesat ngjitur me të dhe qëndroni larg saj në një distancë jo më pak se 500 metra”, thuhet në njoftimin e Izraelit.

    Zona është vënë nën shënjestër disa herë në ditët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!