×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Policia rrethon Bashkinë e Tiranës para protestës së opozitës

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 17:59

    Rreth një orë para nisjes së protestës së opozitës, policia veç Kryeministrisë është pozicionuar edhe në Bashkinë e Tiranës, duke e rrethuar godinën.

    Bashkia, prej muajsh, është kthyer në një vend ku opozita ka protestuar thuajse çdo javë për largimin e kryetarit Erion Veliaj dhe sot duket se policia ka informacione se protestuesit do të zhvendosen edhe aty.

    Në protestën e kësaj së hëne është bërë e ditur se nuk do të ketë fjalime, ndërsa një natë më parë në A2 CNN, Belind Këlliçi u shpreh se “qytetarët le të bëjnë ç’ti dojë kokrra e qejfit”. (A2 Televizion)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!