Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizi është arrestuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Hafizi siç kishte thënë, ndodhej në Francë në një udhëtim zyrtar
Me të mbërritur në aeroport, pavarësisht pyetjeve të gazetarëve, Hafizi s’është përgjigjur nëse “ndjehet fajtor”.
Naser Hafizi dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.
/Reporteri.net/
Naser Hafizi lajmërohet nga arratia: Jam në udhëtim zyrtar në Francë