×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Aksidenti i rëndë zingjiror në Veternik, lëndohen 11 persona

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 14:50

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë zingjiror në Veternik.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se 11 persona kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident, sipas policisë kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

    “Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!