Publikohet lista e lojtarëve të Shqipërisë që do të futen në fushë nga minuta e parë ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në portë: Strakosha,
Në mbrojtje: Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj
Në mesfushë: Ramadani, Asllani dhe Laçi,
Dhe në sulm: Asani, Bajrami, Daku
Kombëtarja shqiptare luan ndaj Çekisë ndeshjen e tretë në grupin B1 të Ligës së Kombeve, me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë.
Padyshim që lojtarëve u kërkohet të japin maksimumin në fushën e lojës për të arritur një gjë të tillë, por për dy futbollistë, maksimumi do të jetë edhe duke eliminuar ndonjë karton të verdhë që mund t’u rezultojë fatal.
Rregulloja e Ligës së Kombeve në fazën në grupe parashikon që një lojtar pezullohet pasi merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje të ndryshme, për takimin pasardhës. Kjo situatë bën pak më të komplikuar ndeshjen sot të Jasir Asanit dhe Thomas Strakoshës.
Të dy u ndëshkuan në ndeshjen e fituar 2-1 po në Pragë ndaj Ukrainës, dhe në momentin që ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë, do të humbasin ndeshjen e radhës me kuqezinjtë.
I ndëshkuar me karton të verdhë, të cilin e mori në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, është edhe Myrto Uzuni, por ky i fundit nuk është pjesë e grumbullimit pasi u tërhoq për shkak dëmtimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.