×
  • Sport
  • Sport / Nga ora 15:00

    Sot dita e Kosovës, kërkon fitore kundër Lituanisë

    Reporteri
    12 Tetor 2024 | 8:31

    Kombëtarja e Kosovës në futboll sot me fillim nga ora 15:00, do të përballen me Lituaninë në Kaunas, me takimin që luhet në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

    Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy kombëtare përballen me njëra-tjetrën.

    Kosova fitonte herën e parë 4-0, me ndeshjen që i takonte miqësoreve.

    Për momentin në këtë edicion të Ligës së Kombeve, Kosova zë pozitën e dytë në grupin C2 me tri pikë, kurse Lituania është e fundit me 0 pikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!