×
  • Sport
  • Sport

    Mediat zvicerane raportojnë për provokimet e serbëve ndaj Xhakës duke e përdorur Kosovën

    Reporteri
    12 Tetor 2024 | 21:37

    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën.

    E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran, Blick.

    “Veprimet nacionaliste të tifozëve serbë”, është titulli i këtij mediumi

    Qysh në nxemje, Xhaka filloi të vërshëllehej nga tifozët serbë, teksa sa herë merr topin ai, nuk ndalen vërshëllimat.

    Himni i Zvicrës u vërshëllye po ashtu nga tifozët serbë, shkruan Gazeta Express.

    Vazhdimisht, tifozët po bëjnë thirrje: “Kosova është Serbi” dhe “Kosova, zemra e Serbisë”.

    Po ashtu, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb në të dhe me mbishkrimin: Nuk ka dorëzim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!