×
  • Sport
  • Sport

    Valon Behrami: Humbje e rëndë, serbët kishin respekt për Zvicrën

    Reporteri
    13 Tetor 2024 | 21:50

    Ish-futbollisti shqiptar, Valon Behrami, njëherit ish-përfaqësues i Zvicrës ka analizuar humbjen e mbrëmshme 2-0 nga Serbia.

    Behrami tha se humbja ndaj Serbisë është shumë e rëndë.

    “Humbja ndaj Serbisë është e rëndë. Fazën hapëse të ndeshjes e kishim të mirë. Serbët kishin respekt për ne. Mund të vërehej kujdesi i tyre, përmbajtja. Kanë luajtur njëjtë ndaj Spanjës. Por ne kemi dështuar të shfrytëzojmë frikën e tyre”, u shpreh Behrami, gjatë një interviste për 20.min.

    Kujtojmë që kjo ishte humbja e tretë e Zvicrës në këtë sezon të ri të Ligës së Kombëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!