Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në seancën e sotme ku po diskutohet lidhur me ushqimin në FSK, ka thënë se kjo krizë është një sinjal alarmant që kërkon edhe zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas tij, trajtimi me neglizhencë nga qeveria është shkelje e rëndë.
“Ushtria jonë është krenaria jonë, është simbol i shpresës. Secili ushtar që shërben ka vendosur t’i shërbejë vendit deri në vetflijim. Janë djemt dhe vajzat më të mira të kombit tonë. Duhet të pranojmë që situata është shqetësusese. Trajtimi me neglizhencë i ushtarëve është një shkelje e rëndë dhe përgjegjësi e kësaj qeverie. Kriza me produkte është një sinjal alarmant që kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Është thelbësore që sektori i sigurisë të trajtohet me prioritet”, tha deputeti i AAK-së.
Sipas tij, qeveria duhet t’i kryejë obligimet e jo të propagandojë, pasi “lojë me ushtri s’ka”.
“Ushtarët s’duhet të jenë të shqetësuar se a kanë ushqim gjatë ditës, apo çfarë kualiteti, ata duhet të jenë të preokoupuar vetëm me pjesën e detyrave që kanë. Një ushtar s’duhet të ketë ushqimin shqetësim. Nëse e quani veten qeveri këto gjëra s’duhet të ndodhin. Duhet me ngulm t’i përmbushni obligimet që i keni dhënë e jo të propagandoni. S’ka lojë me ushtri. Plotësojani kushtet, përndryshe shtetit dështon dhe ju bashkë me ta”, tha ai para deputetëve të opozitës”, tha ai.
“Kjo qeveri ta len ushtrinë pa bukë, na bonën horë. Për krejt këtë neglizhencë sot ish dasht me zgjidh problemin dhe me dhënë dorëheqje Ministri, zëvendësministri”, shtoi ai.
“Këtyre për ftyrë s’ua nin hiç. Ushtrinë duhet me rujt, s’duhet me vjedh. Qëllimi është që me jau çu dinjitetin ushtarëve të FSK-së”.
/Reporteri.net/.