Kryeministri Albin Kurti është takuar me zëvendëskryeministrit dhe Kryediplomatin e Italisë, Antonio Tajani, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit.
Në këtë takim, Kurti ka theksuar nevojën për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kurti e Tajani kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duke përfshirë organizimin e një forumi biznesor për më shumë ndërveprim mes kompanive të të dyja vendeve.
Ai ka falenderuar Ministrin Tajani dhe shtetin italian për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Ne e shohim Italinë në thelb të BE-së dhe NATO-s dhe si një prej aleatëve kryesorë të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.