×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 9:57

    Konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, mbahet sot në Luksemburg, ku do të hapen bisedimet për kapitujt e “themeloreve”, blloku kryesor i negociatave për anëtarësim.

    Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë.

    “Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë – Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, ka thënë Varhelyi./Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!