Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në BE.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka shkruar se Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera demokratikë në rajon, duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën drejt BE-së, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Urime Shqipërisë për arritjen e një momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE e sjell Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj. Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë të përparojnë në rrugët e tyre drejt BE-së, e cila është thelbësore për sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm – jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, thuhet në postimin e plotë të Osmanit.
/Reporteri.net/.
Congratulations to Albania on reaching a major milestone in its journey towards EU membership! The opening of the EU accession chapters brings Albania one step closer to a brighter and more prosperous future for all its citizens.
Albania, Kosovo, and other democratic countries…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 15, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.