×
  • Lajme
  • Shqipëria / Negociatat e anëtarësimit

    Hapja e kapitujve me BE, Rama: Moment historik

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 17:27

    Një moment historik e ka cilësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama çeljen zyrtarisht të grupit të parë të kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian. Në një postim në Facebook, pas këtij vendimi, kreu i qeverisë thekson se ky është kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

    “Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit. Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”: Funksionimi i institucioneve demokratike -Reforma në administratën publike-Gjyqësori dhe të drejtat themelore-Drejtësia, liria dhe siguria-Kriteret ekonomike-Prokurim publik-Statistikat-Kontrolli financiar”, shkruan Rama.

    Çelja e këtij grupi kapitujsh sipas Ramës, mund të sjellë edhe reagimin e atyre që ngritën akuza kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

    “Mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin”, shkruan kreu i qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!