Me rezultat 1:0 në favor të Kosovës, ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net.

Golin për Kosovën e shënoi Kapitani i Kombëtares, Amir Rrahmani, në minutën e 29’të, pas një aksioni që e filloi vetë.

“Dardanët” kishin në posedim topin 67 përqind, derisa lojtarët e Qipros 33 përqind.

Reklamë

Momentalisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë në grupin 2 në Ligën C, tri më pak se Rumania që prin.

Në anën tjetër, Qipro është në pozitën e tretë me tri pikë, falë një fitoreje minimale ndaj Lituanisë në xhiron e parë.

Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.

 

Kosova në epërsi ndaj Qipros, shënon Amir Rrahmani

Reklamë