×
  • Lajme
  • Shqipëria

    SPAK depoziton në gjykatë dosjen “Partizani”

    Reporteri
    15 Tetor 2024 | 21:34

    Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar depoziton në gjykatë dosjen “Partizani”. Gjykata e Posaçme njoftoi se nesër në 09:00 do të hidhet në short çështja për përcaktimin e gjyqtarit paraprak.

    “Mirëmbrëma të gjithëve! Nisur nga interesi qe ka pasur në media dhe në publik dosja “Partizani” ju njoftoj si më poshtë: Nesër, me datë 16.10.2024, ora 09:00 do të hidhet në short dosja penale, seancë paraprake (kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq, procedimi penal nr. 287, i vitit 2020), me kërkues Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të pandehur: Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andina Pustina, Studio Pustina sh.p.k, Shoqëria Homeplan sh.p.k dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k.”, thuhet në njoftim.

    Më 25 shtator Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit i komunikoi përfundimin e hetimit ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

    Për ish-kryeministrin, firmosi avokatja Klodiana Gjyzari, ndërsa për Jamarbër Malltezin firmosi avokati Klodian Skënderi.

    Prokuroria e Posaçme mbylli më 23 shtator hetimet për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!