Presidenca e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Jeta-Vita kanë dhuruar pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.
Në një postim në Facebook, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky është viti i tretë që dhurohen këtë pako, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ky muaj na rikujton rëndësinë e qëndrimit së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimit dhe ofrimit të mbështetjes për të gjithë ato gra që kanë nevojë të jemi me to në këtë përballje.”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ajo ka thënë se duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ofruar mbështetje, avokohet për zbulimin e hershëm dhe ‘sigurojmë që të gjitha gratë të marrin kujdesin e merituar’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.