Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka quajtur hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë me BE, një ditë të paharrueshme plot me krenari.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thotë se Shqipëria është ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Evropën e Bashkuar me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve.
Këto arritje, thotë Rama, se morën vlerësimin e merituar më në fund teksa shprehet i bindur se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skëndërbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel.
“Mirëmëngjes, dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.