×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj pas vdekjes së komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë: Gjithmonë në zemrat e popullit tonë

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 9:11

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralit Mike Jackson.

    Haradinaj ka thënë se Gjenerali Jackson ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë.

    “Lajmi për shkuarjen në amshim të Gjeneralit Mike Jackson, Komandantit të parë të KFOR-it, më mërziti shumë pasi që ai ishte personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm që në ditët e para të lirisë. Gjeneral Jackson, ishte lider pragmatik, ushtarak me plot kuptimin e fjalës dhe mik i madh i Kosovës. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në disa procese vendimtare për vendin”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë.

    “Për mua ka qenë një nder i veçantë që të bashkëpunoj me të gjatë procesit të shtet-ndërtimit të Kosovës, dhe nga ky bashkëpunim lindi një miqësi e sinqertë. Kontributi i tij për Kosovën është i pazëvendësueshëm dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë, me mirënjohje të përhershme.

    U prehtë në paqe”, është shprehur Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!