×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia kontrollon një autobus me nxënës në Ferizaj, gjen armë, thika dhe boks hekuri

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 9:42

    Mbrëmë rreth orës 20:00, policia në Ferizaj ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga ky qytet në drejtim të fshatrave Doganaj – Gremë dhe Gaçkë.

    Kontrolli u bë nën dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartnin me vete mjete të dyshimta si thika, boksa hekuri dhe të tjera.

    Sipas njoftimit të policisë, në dyshemenë e autobusit i cili ka qenë kryesisht me nxënës, janë gjetur një armë e zjarrit, dy thika dhe një boks hekuri të cilat nuk dihen se kujt i përkasin.

    “Me datën 15.10.2024 nga ora 20:00 në rrugën “ Enver Topalli”, policia e stacionit në Ferizaj ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj- Greme dhe Gaçkë. Zyrtarët policor me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera. Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘’Box hekuri’’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin”, thotë policia.

    Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’’.

    “Kontrollimi i autobusëve urban do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit”, thotë më tej policia./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!