×
  • Lajme
  • Lajme / Përplasjet

    Buka e FSK-së, VV sulmon opozitën: Bëhen kinse shqetësohen për ushtrinë – ata vetëm 4 milionë, ne shpenzuam 250 milionë euro për armatim

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 10:39

    Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar sulmet ndaj opozitës, teksa ka shtruar pyetjen “Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!”

    Pasi dolën komunikime të koordinatores së komiteteve në këtë parti, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari Lila me zyrtarë të Listës Serbe, përfshirë Milan Radoiçiqin,  dhe çështja e furnizimit me ushqim në FSK, Vetëvendosje ka bërë një postim në Facebook duke thënë  “sulmet” ndaj Qeverisë për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës po bëhen për shkak të shpenzimeve për blerjen e armatimit.

    “Vetëm 4 milionë euro i kanë shpenzuar për blerje të armatimit ata që sot kinse shqetësohen për Ushtrinë. Qeveria Kurti për 3 vjet e gjysmë ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit”, shkruan LVV.

    Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit u mbajt të hënën për të diskutuar çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Deputetët e pushtetit e bojkotuan.

    Deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së e akuzuan Qeverinë për korrupsion në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa e konsideruan shqetësuese situatën në FSK. Seanca u ndërpre në mungesë kuorumi për ta votuar një rezolutë që kërkonte zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi dhe dorëheqjen e ministrit, zëvendësministrit dhe zyrtarëve të tjerë në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Një seancë e jashtëzakonshme pritet të mbahet po ashtu sot ku deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen  për të diskutuat për “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe për “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”. /Reporteri.net/

    VV s’shkoi në seancën për FSK-në, opozita për katër orë i kritikoi, u kërkua edhe dorëheqja e Maqedoncit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!