×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    RTK s’transmetoi seancën për rreth një orë, Bajrami: Kapje e institucioneve nga pushteti

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 13:58

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi RTK1 nuk transmetoi fillimin e seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, duke thënë një gjë e tillë është kapje e institucioneve nga pushteti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Të nderuar qytetarë të këtij vendi, Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet senacë për shlyerjën e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit RTK 1, televizioni publik që financohet nga taksat e qytetarëve ka këtë pamje”.

    “Kjo është kapja e institucioneve, kundër të cilës janë zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkroi Bajrami në Facebook.

    Për rreth një orë, Radio Televizioni i Kosovës nuk transmetoi seancën e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës. Për këtë në Kuvend reagoi edhe shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri.

    Ky i fundit tha se një gjë e tillë s’ka ndodhur asnjëherë.

    “Ky është krim dhe tendencë me mbyt zërin opozitar dhe ata që i denoncojnë krimet. RTK është institucion i themeluar nga ky Kuvend dhe nuk ka ndodhë asnjëherë që në RTK në të njëjtën kohë, apo në programin qendror të ketë diçka tjetër kur ka seancë në Kuvend”, tha mes tjerash Tahiri.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!