Policia e Kosovës është duke e mbyllur komunën paralele në Skënderaj.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajt është aktive. Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marr me rastin/”, ka thënë Elashani.
Portali në gjuhën serbe “Kossev” ka publikuar pamje prej atje ku shihen edhe pjesëtarë të EULEX-it.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.