×
  • Lajme
  • Lajme / Sekretarja e PDK-së

    Çitaku: Kurti ka qenë i dëmshëm si opozitar, është i dëmshëm edhe si kryeministër

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 21:19

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë i dëmshëm edhe si politikan opozitar dhe si kryeministër.

    “Albin Kurti ka qenë i dëmshëm për Kosovën edhe si lider opozitar, ua kujtojë këtu dhunën, zhagitjen e proceseve të rëndësishme si rezultat  mjeteve parapolitke dhe jo parlamentare  dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë i dëmshëm dhe pa asnjë rezultat edhe si kryeministër.”, tha ajo.

    Çitaku tha se në katër vjetët e qeverisjes së Albin Kurtit, ka pasur degradim në të gjitha fushat.

    “Unë atdhe të dytë nuk kam, pasaportë tjetër nuk kam, familjen e kam në Kosovë, të ardhmen time e shoh këtu dhe unë suskesit të vendit tim do t’i gëzohesha njëlloj, si në pushtet si në opozitë, Fatkeqësisht në këto katër vitet e funidt Kosova në rastin më të mirë ka qenë në vendnumrin e në rastin më të keq ka pasur degradim në të gjitha fushat.”, u shpreh Citaku në RTV Dukagjini, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ajo tha se qytetari i Kosovës sot ka humbur ambicien, jeton në betejë të përditshme për mbijetesë dhe se çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë.

    “Pagat kanë stagnuar, Nuk kemi pasur ndonjëherë një qeveri ka q të madhe në numra dhe me pushtet kaq absolut sesa tani, tërë bartësisht e institucioneve vijnë nga e njëjta listë zgjedhore. Asnjë qeveri nuk ka pasur mundësi më të mëdha që të bëjë më shumë dhe të bëjë më mirë. Çfarë kemi parë në këto katër vite? Ma thoani një projekt të vetëm që e ka nis dhe përfunduar kjo qeveri. Nuk ka pasur asnjë zhvillim të vetëm.”, tha ajo.

    Citaku foli edhe për diskursin e Lëvizjes Vetëvendosje për 20 vjetet kur në Kosovë qeveriste opozita e tanishme.

    “Ky është një nga ato mitet që LVVV me insistim e ka implantuar në diskursin publik Kosovar, Unë kam aq vjet që ta kujtoj si ka qenë Kosova në vitin 1999, Kosova ka qenë shkrumb ehi, Kur e kemi marrë ne udhëheqjen Kosova nuk ka qenë shtet, nuk ka pasur institucione e infrastrukturë. Kur e kemi dorëzuar në mandatin pagat kanë qenë të dyfishuara, është ndërtuar ushtria e Kosovës, Policia e Kosovës, MPJ., Gjykata Kushtetuese. Çdo institucion është ndërtuar nga zero. Është bërë shumë. Duhet të jesh shumë mosmirënjohës që të mohosh të arriturat e Kosovës.”, u shpreh ajo.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!