×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi i dolën bisedat me Radojiçiq e zyrtarë të Listës Serbe, Kusari-Lila publikon fotografi nga festimi i ditëlindjes

    Reporteri
    16 Tetor 2024 | 23:13

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka festuar sot ditëlindjen e saj të 49-të, vetëm pak ditë pasi asaj i dolën në publik komunikimet me terroristin Milan Radojiciq.

    Në mbrëmje Kusari-Lila ka publikuar fotografi nga festimi i ditëlindjes së saj.

    Përveç fotografive me familjarët, Kusari-Lila ka publikuar edhe festimin me bashkëpartiakët e saj, përfshirë këtu edhe kryeministrin Albin Kurti e Dejona Mihalin, zyrtare e lartë dhe drejtuese e komiteteve të VV-së, e cila ditë më parë është intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale për disa raste që janë në hetim e sipër.

    “Faleminderit që ishit pjesë e një dite të mbushur me urime dhe dashuri! Duke festuar jetën dhe çdo bekim që ajo sjell me njerëzit më të dashur.”, ka shkruar Kusari-Lila.


    Kjo ditëlindje e gjen Kusari-Lilën duke u përballur me përgjimet e bisedave që ajo ka zhvilluar më kriminelin serb nga Veriu dhe të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic dhe disa biseda të tjera me politikanin serb, Sllavko Simic, të cilin e ka qujatur edhe “brate”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!