×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë pranon donacion 30 shtretër për pacientë

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 11:18

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar donacion 30 shtretër për pacientë.

    Kjo u bë e ditur nga vetë spitali, ku kanë shkruar se me dhënien e këtij donacioni do të përmirësohen kushtet e trajtimit për pacientët, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Falënderim për donacion! Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientë. Ky donacion erdhi si iniciativë e famullitarit të Kishës katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë Don Lorenci Sopii cili pas bisedës me Drejtorin Ekzekutiv Dr.Fazli Shala është angazhuar në sigurimin e këtij donacioni përmes z. Daniel Thomas dhe ndihmës së Shtetit Zviceran. Spitali i Përgjithshëm në Pejë falënderon nga zemra Don Lorenc Sopin, z. Daniel Thomas dhe Shtetin Zviceran për këtë donacion që që mundëson të kemi kushte më të mira për pacientë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

    Po ashtu, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur mirënjohje të thellë dhe vlerësim të madh për këtë akt bujarie, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së ofruar.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!