×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Një subjekt politik e deri në 10 kandidatë për deputetë, KQZ tregon ndryshimet e fundit për votimin e 9 shkurtit

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 12:48

    Në zgjedhjet e 9 shkurtit sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

    Ky ndryshim u bë i ditur përmes një videoje nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Ndërsa thuhet se në zgjedhjet e mëparshme, mund të vendosej për votimin e maksimumit prej pesë kandidatëve për deputetë nga një parti.

    “Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    Teksa më tej, Elezi ka folur më në detaje edhe për mënyrën e votimit.

    “Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, thotë Elezi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!