×
  • Lajme
  • Lajme / Njofton Dogana e Kosovës

    Sekuestrohen barna pa banderola në vlerë rreth 4 mijë euro në Ferizaj

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 13:53

    Dogana e Kosovës në dy barnatore të Ferizaj, kanë gjetur dhe sekuestruar 436 pako barna pa banderola të Kosovës.

    Sipas njoftimit, disa nga produktet farmaceutike mbanin banderola të Serbisë dhe shteteve tjera, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Ndërsa është bërë e ditur se vlera e tyre është rreth 4 mijë euro.

    “Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte (barnatore) afariste në Ferizaj. Gjate kontrollit të subjekteve janë gjetur produkte farmaceutike (436 pako barna) pa banderola të Republikës se Kosovës, ku disa prej të cilave mbanin banderola te Serbisë që dhe shteteve tjera. Vlera e tyre është rrethe 4000 euro”- thuhet në njoftim.

    Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!