×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ai kishte shpirtin më të mirë”, Rita Ora reagon për vdekjen e Liam Payne

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 14:59

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili dyshohet se ra nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.

    Ora ka thënë se është e merzitur nga lajmi për vdekjen e Payne, me të cilin kishte realizuar edhe një këngë, për të cilën ka deklaruar se tash merr krejtësisht kuptim të ri për të.

    “Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqente shumë të punoja me të – ishte gëzim i madh ta kishe në skenë dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P”, ka shkruar Rita.

    Ora dhe Payne kishin bashkëpunuar për hitin “For You”.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!